Informacione për prindërit (Albanisch)

Informacione për prindërit

Albanisch

Dita Kombëtare e së Ardhmes - pikat më kryesore të përmbledhura shkurtimisht

Në Zvicër ka ende profesione dhe programe trajnuese të cilat zgjidhen ende nga shumica e femrave ose e meshkujve. Qëllimi i Ditës Kombëtare të së Ardhmes është të nxisë karriera të hapura të pavarura nga gjinia dhe planifikimin e jetës midis nxënësve dhe nxënëseve. Për këtë arsye qindra kompani, organizata dhe institucione edukative në të gjithë Zvicrën hapin dyert e tyre në Ditën e së Ardhmes.

Vajzat dhe djemtë nga klasa e pestë deri në të shtatën shoqërojnë një person nga rrethi i tyre personal tek vendi i tyre i punës dhe marrin pjesë në projekte speciale argëtuese. Bazuar tek motoja “Ditë e re, kapitull i ri”, ata mund të zbulojnë profesione jo të zakonshme për gjininë, për fusha të punës dhe të jetës dhe karriera, si dhe zbulojnë opsionet e panumërta në dispozicion të tyre.

Përmbledhja e programit

A keni edhe ju një vajzë ose një djalë në klasën e pestë, të gjashtë ose të shtatë? Atëherë shfrytëzojeni këtë mundësi! Ka mundësi të ndryshme për të marrë pjesë tek Dita e së Ardhmes:

1. Programi bazë: Vajzat dhe djemtë shoqërojnë personin i cili kujdeset për ta në punë

Kur të përzgjidhet një person shoqërues, fokusi duhet të jetë tek zbulimi i profesioneve të jo të zakonshme për gjininë e fëmijës

  • Vajzat shoqërojnë një person nga rrethi i tyre i cili punon në një profesion ku shumica janë meshkuj. Pra personi shoqërues në fjalë në këtë rast është babai, kumbari ose një fqinj.
  • Djemtë shoqërojnë një person nga rrethi i tyre i cili punon në një profesion ku shumica janë femra. Pra personi shoqërues në këtë rast është nëna, tezja/halla ose një fqinjë.

2. Projekte të veçanta: Djemtë dhe vajzat mund të marrin pjesë në një projekt të veçantë

Shumë kompani, organizata dhe institucione edukative zhvillojnë programe të veçanta në Ditën e së Ardhmes dhe ftojnë vajza dhe djem të zbulojnë fusha pune të pavarura nga gjinia. Nëse fëmija juaj ka dëshirë të marrë pjesë në një projekt special, ju lutem veproni si më tej:

  • Tek faqja «Angebote», vajza ose djali juaj mund të regjistrohet për të marrë pjesë tek një projekt i veçantë tek Kantoni ku jetoni ju.

Informacione praktike në lidhje me pjesëmarrjen:

Në kompaninë tuaj

Pyesni tek kompania juaj nëse mund të merrni fëmijën tuaj në punë në Ditën e së Ardhmes dhe pastaj informoni kolegët tuaj të punës. Në shumë kompani, Dita e së Ardhmes është pjesë e programit të caktuar vjetor.

Në shkollë

Kontaktoni shkollën për të verifikuar nëse klasa planifikon të marrë pjesë tek Dita e së Ardhmes. Nëse nuk ekziston një plan i tillë, ju mund të dorëzoni një kërkesë për të marrë leje për fëmijën tuaj në shkolla. Sipas çdo Kantoni ka kushte të ndryshme në lidhje me pjesëmarrjen. Për fëmijët, të cilët nuk marrin pjesë në Ditën e së Ardhmes dhe si rrjedhim qëndrojnë në shtëpi, ekzistojnë projekte brenda për brenda shkollës.

Plani i ditës së projektit

Edhe para Ditës së të Ardhmes, mendoni për punën të cilën fëmija juaj mund ta zhvillojë në mënyrë të pavarur. Një Listë e plotë ju mbështet juve në lidhje me organizimin e ditës.

Intervista

Pyesni kolegun ose kolegen e punës, nëse ajo ose ai është i gatshëm të intervistohet nga fëmija juaj. Në Ditën e së Ardhmes, vajzat dhe djemtë duhet të zbulojnë sa e gjerë është gama e profesioneve të mundshme. Prandaj, zgjidhni qëllimisht një person i cili nga pikëpamja e fëmijës suaj, ka një profesion jo tipik për gjininë e tij. Tek faqja e internetit ju mund të gjeni Modeli i intervistës.

Pyetësor në lidhje me Ditën e së Ardhmes

Jepini fëmijës suaj të plotësojë në fund të ditës Pyetësorin në lidhje me Ditën e Së Ardhmes dhe dërgojeni këtë tek Vendi i kompanisë i Ditës së të Ardhmes.

Aktivitete të tjera në lidhje me zgjedhjen e profesionit

Përveç pjesëmarrjes në një program bazë ose një projekt të veçantë, ka mënyra të tjera për ta mbështetur fëmijën tuaj të bëjë një zgjedhje karriere të hapur. Shembuj të lojërave, dokumenteve dhe evenimenteve ju i gjeni tek Linqe të dobishme.

Kontakt

Skuadra e Ditës së të Ardhmes qëndron në gatishmëri për çdo pyetje që mund të keni:

Telefon: 041 710 40 06
E-Mail: info@nationalerzukunftstag.ch

Noch
Fragen?

Antworten finden

Der Zukunftstag findet jeweils am zweiten Donnerstag im November statt. Nächster Termin ist der Donnerstag, 14. November 2024. Weitere Daten finden Sie hier.

Es ist wichtig, den Zukunftstag von einem normalen Berufsschnuppertag zu unterscheiden. Am Zukunftstag steht das Entdecken geschlechtsuntypischer Berufe und Tätigkeiten im Fokus. Ziel ist es, eine ausgewogene Vertretung von Frauen und Männern in der Berufswelt zu fördern. Kinder und Jugendliche werden ermutigt, Ausbildungen und Berufe in Betracht zu ziehen, in denen ihr Geschlecht bisher untervertreten ist. Deshalb sind die Angebote nach Geschlecht aufgeteilt. Wir berücksichtigen das Geschlecht, mit dem sich das Kind identifiziert: Für trans oder non-binäre Schüler:innen und deren Eltern steht das Team der Geschäftsstelle des Zukunftstags bei Bedarf gerne beratend zur Seite.

Die Anmeldedaten für die Spezialprojekte 2024 werden im Frühjahr auf der Website des Nationalen Zukunftstags und im Newsletter für Eltern publiziert.

Da der Zukunftstag nicht unter das Arbeitsgesetz fällt, haftet im Falle eines Unfalls die Grundversicherung der Krankenkasse des Kindes. Diese enthält auch eine Deckung von Unfällen. Die Obhuts- und Betreuungspflicht liegt grundsätzlich bei der Begleitperson, unabhängig davon, ob dies ein Elternteil oder eine Mitarbeiterin / ein Mitarbeiter des Betriebs ist. Der Betrieb wird nur dann zur Verantwortung gezogen, wenn Sicherheitsvorschriften und Schutzbestimmungen verletzt werden.

Die Anmeldung für die Spezialprojekte ist verbindlich. Abmeldungen sind nur in begründeten Ausnahmefällen möglich. Eine Abmeldung ist für die Betriebe und Organisationen sowie für die Geschäftsstelle mit hohem Aufwand verbunden.